Nicole Kidman nderohet me çmim për arritje jetësore

Mediale Vip

Nicole Kidman nderohet me çmim për arritje jetësore

Më: 28 prill 2024 Në ora: 17:29
Nicole Kidman

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin për arritje jetësore aktores Nicole Kidman.

Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi çmimin 56-vjeçares australiane.

Në skenë, Kidman nuk i mbajti dot lotët. “Të bësh filma është një privilegj”, tha ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Keith Urban.

Çmimi për Arritje të Jetës, i përshkruar nga AFI si "nderimi më i madh në kinemanë amerikane", u është ndarë më parë aktorëve dhe regjisorëve të famshëm si Meryl Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat