Tha se po fshin tatuazhin me shkronjën "L", Sara Hoxha sqaron nëse lidhet me Ledrin

Mediale Vip

Tha se po fshin tatuazhin me shkronjën "L", Sara Hoxha sqaron nëse lidhet me Ledrin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:41
Ledri, Sara

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Kurthin e Piter Pan", Sara Hoxha zbuloi se po fshin një tatuazh, të cilin e kishte bërë kur ishte 17 vje­ç.

Dhe ishte shkronja "L", inicialet e prindërve të saj, siç tha ajo.

"Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…"-tha ajo.

E duke qenë se "L" është edhe shkronja me të cilën fillon emri i Ledrit, pati aludime në rrjet se në fakt ndarja me të është arsyeja e fshirjes së tatuazhit.

Gjë që Sara e ka sqaruar sërish në Instagram. "Emri mamit Lindita, emri i babit Lulëzim. 2L"- shkroi ajo, duke sqaruar se nuk lidhet me Ledrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat