Doja Cat reagon ashpër: 'Mos i merrni fëmijët në koncertet e mia'

Mediale Vip

Doja Cat reagon ashpër: 'Mos i merrni fëmijët në koncertet e mia'

Më: 28 prill 2024 Në ora: 23:46
Doja Cat

Reperja Doja Cat, diskutoi për natyrën eksplicite të muzikës së saj në aplikacionin 'X', duke theksuar se tekstet e saj nuk janë për fëmijët.

Ajo kritikoi prindërit që marrin fëmijët në koncertet e saj.

Nuk e di çfarë dreqin mendon se është kjo, por unë nuk bëj muzikë për fëmijë, kështu që lërini fëmijët në shtëpi, - shkroi ajo pa shpjeguar arsyen se nga ku e mori shtysën për këtë deklaratë.

Reperja 28-vjeçare, që po përgatitet për turin e saj, vazhdoi më tej duke cituar vargjet e këngëve të saj, si për të thënë që nuk është e udhës që fëmijët të jenë në koncert.

Doja Cat ishte një nga performueset në Coachella 2024, që doli e veshur me të brendshme.

Artistja e 'Say So' do të jetë interpretuesja kryesore në disa koncerte radiofonike, duke përfshirë ngjarjen e 'Summer Jam' të 'Hot 97'. Pas kësaj, ajo do të udhëtojë në Evropë për një sërë shfaqjesh dhe festivalesh muzikore në vende si Anglia, Amsterdami, Italia etj.

Në këngën e saj 'Fuck the Girls (FTG)', Doja Cat tregon pse nuk duhet të shihet si model nga fëmijët.

Rikujtojmë se albumi i saj “Scarlet” pati 72,000 shitje në një javë pasi u publikua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat