Graciano-Romeos: Ti s’ja ke idenë se çfarë po ndodh në këtë shtëpi

Mediale Vip

Graciano-Romeos: Ti s’ja ke idenë se çfarë po ndodh në këtë shtëpi

Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:53
Romeo

Teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, Romeo ka patur një ‘përplasje’ me Gracianon.

Ka qenë Graciano i cili është shprehur se Romeo nuk ia ka idenë se çfarë është duke ndodhur, të paktën për çështjen e Heidit dhe Eglës, të cilat kanë patur debate të ashpra me njëra-tjetrën, por për më tepër sipas Gracianos banori nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh me veten e tij.

Pjesë e diskutimit të tyre është bërë dhe Françeska e cila i është drejtuar banorit që të merret fillimisht me çështjet e tij, të sqarohet me Heidin sepse nuk e bën asnjëherë atë gjë por thjesht qëndron në heshtje.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Të buron vigjilenca nga veshët

Romeo: Unë besoj që jam më vigjilenti nga të gjithë

Graciano: Po çfarë vigjilenti je ti? Ti nuk di s’e çfarë po ndodh me situatën e Heidit dhe Eglës, ti s’di çfarë po ndodh me ty. Ti Romeo je me disa balona rozë me xixa e temina që të rrijnë sipër… je në botën e çudirave.

Françeska: Nëse ke dëshirë të sqarosh situatën time me Gracianon, apo të tjerat, ti sqaro njëher situatat e tua se të kemi parë të sqarohesh ndonjëherë me Heidin apo me ndonjë tjetër thjesht rri kështu..

Romeo: Po lëre se s’do ju jap ushqim juve unë po hajde tani o zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat