Prendo Rrasi sjell një hit me emrin “Shqiptare”

Mediale Vip

Prendo Rrasi sjell një hit me emrin “Shqiptare”

Më: 29 prill 2024 Në ora: 16:48
Prendo Rrasi

"Ju përshëndes me këngën time të re "Shqiptare". Shpresoj të ju pëlqejë, me shumë respekt për ju, Prendo Rrasi." -

Ky është statusi që këngëtari Prendo ka postuar në Facebook-in e tij ndërsa ka ndarë projektin e tij muzikor të ri.

Ne u interesuam për ta dëgjuar këngën pasi vjen me një audiovideo dhe ka plot ritëm e i këndohet një vajze të bukur shqiptare. Kënga mban titullin "Shqiptare" dhe muzikën e ka bërë vetë artisti Prendo me B. Loan, tekstin e ka shkruar Prendo dhe orkestrimin B. Loan.

Kënga është mjaft ritmike; artisti me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër, sapo e ka lëshuar në treg për t'i dhënë fillimin verës.

Ne ju ftojmë ta dëgjoni në linkun më poshtë, ku mund ta këndoni dhe të kërceni me të. BS"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat