Rita Ora i bën jehonë kinematografisë shqiptare në festivalin e njohur

Mediale Vip

Rita Ora i bën jehonë kinematografisë shqiptare në festivalin e njohur

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:50
Rita Ora

Kinematografia shqiptare ka qenë në fokus të festivalit 'GoEast Film Festival'.

Dhe kjo falë Rita Orës e cila ka mbështetur krijimtarinë kinematografike të vendit të origjinës, sikurse thuhet edhe në njoftimin e 'Qendrës Kinematografike të Kosovës'.

Në video-klipin Rita u shpreh se “ndjehem shumë e nderuar që jam mbesa e Besim Sahatçiut, që është njëri nga regjisorët krijimtarinë e të cilit ju do ta shihni, nese nuk i keni parë tashmë filmat e tij legjendarë, Blerta Zeqiri falemnderit që ke vendosur këtë themel kaq të bukur. Në këtë moment jam shumë krenare që jam një Sahatçiu dhe lutem shumë që ta vazhdojmë ta kemi lirinë tonë për t’u shprehur”.

"Kosova dhe Shqipëria në fokus të goEast Film Festival
GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur "Albanien und Kosovo: Fokus", që është dedikuar për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të shkëlqyer nga këto dy vende, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinemanë e tyre dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.
Në këtë seksion, janë shfaqur një përzgjedhje e filmave nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë titujt si: "Era dhe lisi" nga Faruk Begolli, "I dashur armik", "Daullet e Rezistencës", "The Guardian", "Another Day", "Daybreak", "117" nga Besim Sahatçiu, "Në kërkim të Veneres" nga Norika Sefa dhe "I Love You More" nga Erblin Nushi. Këta filma përfaqësojnë një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë.
Një mbështetje e veçantë për këtë fokus ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar kinemanë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shipëria."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat