“2 burra dolën nga një mikrobus”, Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi: Më ftuan për foto

Mediale Vip

“2 burra dolën nga një mikrobus”, Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi: Më ftuan për foto

Më: 29 prill 2024 Në ora: 23:12
Rajmonda Bulku

Historia e zbulimit të Rajmonda Bulkut si aktore është sa e bukur, aq edhe e veçantë. Ylli i kinematografisë shqiptare tregon se para shumë vitesh, 2 burra e kanë pikasur dhe e kanë ftuar për një fotografi në “Kinostudio”. E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Bulku thotë se ra menjëherë dakord dhe ishte fillimi i karrierës së saj.

Alketa Vejsiu: Si të zbuluan, do të na e tregosh pak të lutem historinë se është histori shumë e bukur. Sot ka shumë agjentë kudo në botë që rekrutojnë vajza të bukura në muzikë, kinema, kudo. Çudi e madhe që 40 e ca vite më parë të pikasën dhe të ftuan për një set fotografik.

Rajmonda Bulku: Po, dhe ka qenë çudi dhe se si. Po dilja nga rruga ime, nga Myslym Shyri për tek Rruga e Kavajës dhe në trotuar për të kaluar në trotuarin e mesit të Rrugës së Kavajës, më ndalon një mikrobus bojëqielli dhe dalin 2 burra dhe më prezantohen dhe më thonë që “ndaluam sepse duam të bëjmë një fotografi për Kinostudio”. Kaq ishte.

Nuk e di pse nuk hezitova, nuk e di pse me thjeshtësinë time brenda natyrës së mbyllur apo turpit, unë thashë “dakord”. Ai ishte një fillim, ishte një film i parë që fillova dhe nuk mbaroi asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat