Heidi pas humbjes së sfidës: Më vjen të ha thonjtë

Mediale Vip

Heidi pas humbjes së sfidës: Më vjen të ha thonjtë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 07:03
Heidi

‘Vëllai i Madh’ vendosi konkurrentët e ‘BBV3’ përballë një sfide mbrëmjen e djeshme.

Gjithësecili prej tyre që nga momenti i rënies së gongut duhet të qëndronin pa lëvizur për 100 minuta.

Fituese e kësaj sfide ishte aktorja Egla Ceno e cila qëndroi plot 84 minuta pa ndryshuar pozicion.

Mirëpo pas përfundimit të sfidës janë krijuar debate në shtëpi teksa Egla i provokoi duke i thënë se sfidën e fitoi duke fjetur gjumë.

Pas kësaj Heidi ka biseduar me Romeon lidhur me lojën teksa duket tepër e ‘nervozuar’ për humbjen e sfidës dhe shprehet se i vjen të hajë thonjtë prej inatit kjo ndoshta pasi lojën e fitoi një prej konkurrenteve që Heidi momentalisht e ka ‘halë në sy’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat