“Jam duke qarë”, Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Mediale Vip

“Jam duke qarë”, Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:46
Kejvina dhe Luizi

Luiz dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë pasi mirëpritën ardhjen e vajzës së tyre në jetë, të cilën e emëruan Luna Mari.

Postimi përmes së cilit kanë bërë të ditur lajmin, ka marrë qindra mijëra pëlqime për pak orë dhe komente të shumta prej ndjekësve dhe prej figurave publike.

Në mesin e tyre ishte edhe Kejvina Kthella, e cila befasoi me fjalët që uroi çiftin për lindjen e vajzës.

Ajo kishte bërë së paku tre komente në postimin e tyre në Instagram, mes tyre edhe një përmes së cilës i shprehi urimet e saj.

“Waaa, urime….. me jetë të gjatë princesha. I’m crying (jam duke qarë)”, shkroi Kejvina ku uroi Luizin dhe Kiarën për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat