The Weeknd i dhuron dy milionë dollarë për t’i ushqyer familjet në Gaza

Mediale Vip

The Weeknd i dhuron dy milionë dollarë për t’i ushqyer familjet në Gaza

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:23
The Weeknd

The Weeknd i ka dhuruar dy milionë dollarë për t’i ndihmuar familjet në Gaza.

Këngëtari kanadez i ka dhënë këto para në kuadër të Fondit të tij Humanitar XO, të cilin e ka themeluar për ta luftuar urinë globale.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, ky donacion do të sigurojë mbi një mijë e 500 tonë metrikë miell që do të përdoren për t’i bërë rreth 18 milionë bukë, të cilat mund t’i ushqejnë mbi 157 mijë palestinezë për një muaj.

Ylli i muzikës është ambasadori i vullnetit të mirë i programit të Kombeve të Bashkuara për ushqim, teksa edhe vitin e kaluar kishte bërë një donacion prej 2.5 milionë dollarësh për të njëjtin program dhe për të njëjtën kauzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat