Noizy paralajmëron “Alpha Show 3”: Do të jetë koncerti më i çmendur deri më sot

Mediale Vip

Noizy paralajmëron “Alpha Show 3”: Do të jetë koncerti më i çmendur deri më sot

Më: 1 maj 2024 Në ora: 08:55
Noizy

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar koncertin e tretë me radhë “Alpha Show”.

Ai tashmë ka mbajtur dy evente të tilla, një që u realizua në vitin 2022 e tjetri në vitin që lamë pas.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka zbuluar disa detaje të reja rreth koncertit, i cili pritet të mbahet më 27 qershor në stadiumin ‘Air Albania’.

“Link-u për biletat online i gjeni në bio më siper. 27 qershor/ Alpha Show III”, ka shkruar ai.

I njëjti theksoi: “Skena e Alpha Show do të jetë në mesin e fushës të Air Albania Stadium ‘360 gradë stage’ dhe do jetë koncerti më i çmendur deri më sot. Pesë mijë e para janë me çmim promocional”.

Fansat gjithashtu mezi po presin që të mblidhen në koncertin e reperit, meqë ato në vitet e kaluara kanë bërë bujë të madhe.

Noizy edhe këtë vit do të sjellë yjet më të mëdhenj të muzikës vendore si dhe të asaj ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat