Pse Kourtney Kardashian dëshiron ta ndryshojë mbiemrin e saj

Mediale Vip

Pse Kourtney Kardashian dëshiron ta ndryshojë mbiemrin e saj

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:19
Kourtney Kardashian

Motra më e madhe Kardashian së fundmi ka treguar mbështetjen e saj për motrën e saj të vogël, duke veshur xhinset blu ‘Khy’ nga Kylie Jenner, me inicialet e saj ‘K.K.’ të qëndisura mbi to. Megjithatë, Kourtney bëri me dije se kishte një problem me to.

‘@khy këto janë të lezetshme, por… - shkroi Kourtney në ‘Instagram’ më 29 prill. – Po sikur të zëvendësoj K.K. ME K.B.?’

Në foton e parë, ylli Kardashian ka pozuar para një pasqyre me një emoji me zemër të zezë në fytyrë.

Në foton e dytë, ka zmadhuar ‘K.K.’, qëndisur me fije të artë dhe ka vizatuar një zemër të bardhë mbi iniciale, si për të thënë se s’e kishte me të keq për motrën e saj më të vogël, por ishte njëfarë thirrje lozonjare drejtuar bashkëshortit të saj Travis Barker.

Nuk është për t’u habitur që Kourtney do ta merrte me krenari mbiemrin e Travis. Në fund të fundit, Kourtney e cila u martua me Travis në maj 2022, ka mbiemrin e tij në ‘Instagram’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat