"Ka të gjitha aspektet negative të figurës së mashkullit" - Fermerët ngacmojnë Baby G për Buçkon

Mediale Vip

"Ka të gjitha aspektet negative të figurës së mashkullit" - Fermerët ngacmojnë Baby G për Buçkon

Më: 1 maj 2024 Në ora: 23:53
Ferma VIP

Mes Buçkos dhe Baby G duket se po lind diçka e re.

Mes dyshes, është folur sot për afrimitetin që kanë, ndërsa këngëtarja i ka shprehur Buçkos pëlqimin e saj për njeriun që ai është.

Ndërsa në mbrëmje, në “Ferma VIP” është futur një vajzë, e cila po u bën leximin e letrave Tarot.

“Mbreti i monedhave i kthyer mbrapsht tregon për një figurë mashkullorë, që është dominues, në mënyrë jo pozitive por në të gjitha aspektet negative të mashkullit”, i tha parashikuesja Baby G.

Kaq ka mjaftuar që fermerët të ngacmojnë këngëtaren dhe Buçkon, duke i thënë këtij të fundit të largohet nga jeta e Baby G.

“Buçko largohu nga jeta e Baby G”, dëgjohet të thotë Albano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat