Zbuloi se rrezikohej gjenetikisht nga Alzheimeri, Chris Hemsworthi u hidhërua se si u trajtua kjo çështje në publik

Mediale Vip

Zbuloi se rrezikohej gjenetikisht nga Alzheimeri, Chris Hemsworthi u hidhërua se si u trajtua kjo çështje në publik

Më: 2 maj 2024 Në ora: 06:38
Chris Hemsworth

Aktori australian, Chris Hemsworth ka zbuluar se ishte zemëruar me mënyrën se si ishte paraqitur situate e tij në lidhje me karrierën dhe rrezikun e tij për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Ai vitin e kaluar zbuloi se është gjenetikisht i predispozuar që të preket nga kjo sëmundje neurodegjenerative, por thotë se qe bërë bujë e panevojshme mediale sikur ai po pensionohej në atë çast.

“Vërtet më hidhëroi sepse dukej sikur isha shumë i cenueshëm dhe e kisha ndarë këtë. Pavarësisht se sa shumë e potencoja që ky nuk është dënim me vdekje, lajm u bë sikur kam demencë dhe që po e rikonsideroja jetën dhe po pensionohesha”, ka thënë Hemsworthi.

“Ama e pata lexuar një koment për të qeshur në fund të një artikulli: Shpresoj që Chrisi të harrojë se po pensionohet dhe të rikthehet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat