Vlashent Sata i rrëfehet Dojna Memës: Ndryshove çdo gjë, jo vetëm këngët e mi

Mediale Vip

Vlashent Sata i rrëfehet Dojna Memës: Ndryshove çdo gjë, jo vetëm këngët e mi

Më: 2 maj 2024 Në ora: 14:46
Dojna Mema

Ata u njohën në një intervistë të rastësishme të programit që Dojna Mema asokohe drejtonte, një intervistë të paplanifikuar në ditën e saj të pushimit. Nga ai moment, nisi një histori dashurie që sot është plotësuar me copëza nga të dy, djalin e tyre Nolan Sol.

Pjesa e fundit e podcast-it “Me Dojnën” për këtë sezon është përmbyllur pikërisht me njeriun që e ka mbështetur më së shumti në këtë ide, bashkëshortin e saj, Vlashent Satën. Një rrëfim jo vetëm për Vlashentin, jetën e tij në Francë, mendimet rreth situatës në Shqipëri dhe mesazhe që duhen dëgjuar, por edhe një bisedë që zbuloi aspekte personale të martesës së tyre.

Dojna ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e Vlashentit. Gjatë podcast-it, ai shprehet se ka shkruar vazhdimisht këngë të trishta por me një lloj drite në fund, ama gjithçka ndryshoi kur njohu Dojnën. Jo vetëm këngët, por ashtu siç thotë ai, “ajo erdhi si drita” dhe i fali një jetë tjetër. Ju këshillojmë të merrni disa facoleta për të fshirë lotët me atë që do të lexoni më poshtë.

Vlashent Sata: Kam përshtypjen që unë kam ndryshuar mënyrën e shkrimit që me ty, që me “Copëzat”.

Dojna Mema: Pse? Çfarë ndryshoi?

Vlashent Sata: E kam gjetur veten më të plotë. Ka qenë ndoshta, jo ndoshta, ka qenë me siguri, e sigurt që ka qenë e para këngë pozitive që kam shkruar sepse ishte një këngë që nuk më jepte frikën që po të shkruaj një këngë dashurie do të përfundonte dashuria.

Dojna Mema: Në fakt ma ke thënë, kur kemi qenë bashkë, më ke thënë që kam frikë se po shkrova një këngë për ty, nuk do të jemi më bashkë. Nga të vinte kjo frikë?

Vlashent Sata: S’e di, përgjithësisht parashikoja gjithmonë humbjet, edhe kur shkruaja këngë dashurie kurse me ty e kisha të vështirë se në të njëjtën kohë e ndieja ta shkruaja, në të njëjtën kohë kisha frikë se mos po ndillja diçka të keqe, aq më tepër që ti ke ardhur si drita në jetën time, paçka se jemi në kamera e duket sikur po… mua më vjen mirë që t’i them këto gjëra se do të doja që të ngelin të shkruara se kështu i ndiej, realisht. Sot, pas 6 vitesh që të njoh, që është e para herë në jetën time edhe…ndryshove çdo gjë. Unë mund të ndihesha i lumtur dhe i lumtur nuk do të thotë që isha i gëzuar gjithmonë. Isha i lumtur edhe kur ziheshim, edhe kur nuk flisnim për dy ditë se e dija që nuk jetoja dot ato dy ditë. E kam ndier gjithmonë si vdekje kur ne të dy ziheshim apo zihemi dhe me zor prisja momentin që do uleshin gjakrat dhe që do të gjenim një zgjidhje, të gjenim një rrugë për të ardhur te njëri-tjetri dhe është ajo që unë vlerësoj më shumë te ty dhe faleminderit shumë për jetën që më ke falur, ti si individ, pastaj për djalin është akoma më tepër, por kjo nuk i takon atij, kjo të takon vetëm ty për momentin, kjo që po them.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat