Imituesi i Ledion Liços në Portokalli zbulon çfarë i ka shkruar moderatori i BBV3

Mediale Vip

Imituesi i Ledion Liços në Portokalli zbulon çfarë i ka shkruar moderatori i BBV3

Më: 2 maj 2024 Në ora: 15:04
Jorke Broka

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. banorët e shtëpisë janë në qendër të vëmendjes prej natës së parë të spektaklit.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën kanë qenë të ftuar disa nga aktorët e Portokallisë, të cilët imitojnë banorët e shtëpisë, opinionistët madje dhe moderatorin Ledion Liço në një nga skeçet e tyre.

Jorke Broka është aktori që imiton moderatorin Ledion Liço në “Big Brother Portokalli” dhe i pyetur sot në emision nëse ka pasur një koment nga Ledioni për imitimin e tij, Jorke është shprehur:

Nuk e kam takuar kështu ballë për ballë nuk më ka rënë rasti, por më ka dërguar mesazh më ka komplimentuar më ka sharë me të mira…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat