Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello

Mediale Vip

Sofia Vergara flet për arsyen e ndarjes nga Joe Manganiello

Më: 2 maj 2024 Në ora: 19:31
Joe Manganiello, Sofia Vergara

Teksa futet në një kapitull të ri pas divorcit nga Joe Manganiello, ajo reflekton për arsyet e ndarjes. Ajo shprehet se ai dëshironte fëmijë, ndryshe nga ajo.

‘Po, - tha Sofia për ‘People’. Ka gjëra në jetë që mund të duken të bukura, por në thelb nuk janë. Unë jam nënë. E di çfarë do të thotë të jesh një nënë e mirë apo të përpiqesh të bëhesh një nënë më e mirë, dhe kjo kërkon shumë sakrifica dhe shumë energji.’

Aktorja është nëna e Manolo, 32-vjeçar, nga lidhja e saj e mëparshme, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Dhe Sofia, tashmë 51 vjeçe, nuk dëshiron të bëhet sërish nënë.

‘Në ditët e sotme, falë shkencës, gratë mund të bëhen nëna edhe në moshë të madhe, - vazhdoi ajo. – Më parë, ora biologjike thoshte se në moshën 50-vjeçare, gratë hynë në menopauzë dhe nuk mund të bëhen nëna. Ka një arsye pse ndodh kështu. Nuk është për mua, dhe i respektoj të gjithë gratë që zgjedhin të bëhen nëna në moshën 50-vjeçare, - shtoi jo. – Nuk e mendoj për shkak të karrierës, stilit tim të jetesës, martesës që kam pasur, që do të jetë e drejtë të sjell një fëmijë në jetë. Nuk do të jem në gjendje t’i përkushtohem 100 për qind.’

Komentet e saj erdhën më pak se katër muaj pasi tregoi arsyen e ndarjes nga Joe.

‘Martesa ime mori fund për shkak se bashkëshorti im ishte më i ri. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk doja të isha një mama e moshuar.’

Aktori, 47-vjeçar dhe aktorja, lajmëruan ndarjen e tyre verën e kaluar.

Ndërsa Joe ka bërë publike romancën e re me Caitlin O'Connor, Sofia po tregohet e rezervuar, duke thënë se ‘ndoshta’ po del me dikë, pavarësisht se së fundmi duket se ka zyrtarizuar në ‘Instagram’ lidhjen me Justin Saliman.

Megjithatë, ajo është mjaft e vetëdijshme se sa e vështirë është të kesh një lidhje në syrin e publikut.

‘Në syrin e publikut, gjithçka ekzagjerohet, - tha ajo. – Ndonjëherë, gjithçka nuk interpretohet siç duhet. Kështu, është e vështirë. Të kesh një marrëdhënie është e vështirë. Dhe kur sheh se si interpretohen gjërat, pyet veten: ‘Çfarë po ndodh?’, por ky është risku i famës, kështu s’mund të ankohesh.’

Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se çfarë dëshiron nga një partner: të jetë i shëndetshëm, gazmor dhe i pasur, të ketë fëmijët e tij dhe të jetë në fund të të 40-ave ose në fillim të të 50-ave. Dhe Sofia ka mësuar shumë për dashurinë gjatë viteve.

‘Është e ndërlikuar, - shprehu ajo. – Asnjëherë nuk e di se çfarë ka rezervuar jeta për ty. Duhet gjithmonë të japësh më të mirën, të jesh më i mirë për personin tjetër. Të jesh aty për të, kur ka nevojë dhe kur po kalon një situatë të vështirë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat