Tuna dhe Patris Berisha shfaqen bashkë në portretin e ëmbël familjar

Mediale Vip

Tuna dhe Patris Berisha shfaqen bashkë në portretin e ëmbël familjar

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:57
Tuna dhe Patris Berisha

Nuk dimë të themi se çfarë raporti kanë ata, por e sigurt është se Tuna dhe Patris Berisha janë dy prindër model.

Ata janë shfaqur ditën e sotme krah dy djemve të tyre, në ditëlindjen e djemve të tyre. Këngëtarja ka ndarë në Instagram foton e ëmbël familjare, ku ata pozojnë të katërt.

Kjo foto vjen gati një vit pasi çifti bëri xhiron e mediave në maj 2023 kur u bënë bashkë duke na sjellë një portret shumë të ëmbël familjar. Shkak u bë festa e abetares së Tian. Këngëtarja ndau asokohe në Instagram foto me djemtë e saj dhe Patrisin, ku dukeshin të buzëqeshur e sigurisht shumë krenarë për të voglin e tyre.

Marrëdhënia e Tunës me Patrisin ka patur ulje-ngritje. Para pak kohësh ajo e akuzoi publikisht se nuk kujdeset për djemtë e tij. Ajo publikoi disa pastime në Instagram ku tregonte se djali i tyre ishte në spital kurse Patrisi nuk ndodhej pranë tij dhe se kishte shkuar për ecje.

Patrias foli për herë të fundit mbi lidhjen e tyre në qershor 2023, kur tha në një intervistë se:

“Kur duam ndahemi, kur duam pajtohemi. Kjo është jeta ime dhe nuk duhet t’i interesojë askujt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat