Më në fund Efi Dhedhes vjen me një program në 'Top Channel'

Mediale Vip

Më në fund Efi Dhedhes vjen me një program në 'Top Channel'

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:08
Efi Dhedhes

Që pas daljes nga "Big Brother VIP", emri i Efi Dhedhes është përfolur për të qenë moderatore. U raportua muaj më parë se ajo mund të prezantojë "Për'puthen", por ky emision iu besua më pas Megi Pojanit.

Efi është pyetur shpesh në mediat sociale nga ndjekësit e saj rreth planeve të saj dhe ajo ka thënë se: "Edhe unë do e adhuroja një emision me humor. E kam shprehur. Por, se dimë, inshallah na bëhet realitet."

Këtë të premte, Efi do jetë e ftuar n¡ ‘Cherry on Top’, në promon e të cilin lihet të kuptohet se më në fund ajo do vijë në ekran. Në video Bora përmend ‘një program televiziv në Top Channel.’

Detajet ende nuk dijen dhe mbetet për tu parë ku do e shohin Efin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat