Anne Hathaway skuqet nga turpi tek Jimmy Fallon, çfarë e sikletosi aktoren?

Mediale Vip

Anne Hathaway skuqet nga turpi tek Jimmy Fallon, çfarë e sikletosi aktoren?

Më: 3 maj 2024 Në ora: 20:18
Anne Hathaway

Anne Hathaway ishte e ftuar në emisionin e prezantuar nga Jimmy Fallon dhe një moment i sikletshëm i aktores në intervistë u publikua në media. Ylli i ‘Les Misérables’ nuk mund ta fshihte sikletin kur kuptoi se publiku nuk e kishte lexuar librin mbi të cilin bazohet filmi i saj i ri, “Your Idea”.

Hathaway pyeti: “A e ka lexuar dikush këtu librin?” dhe nuk mori asnjë përgjigje.

Heshtja në sallë solli ndërhyrjen e menjëhershme të aktorit të humorit i cili tha me shpejtësi:

“Jo, nuk lexojmë. Ky është ‘The Tonight Show’. Shkoni te Stephen Colbert nëse doni t’i bëni njerëzit të lexojnë libra!” .

Hathaway u skuq dhe mbuloi fytyrën me duar, duke qeshur nga sikleti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat