Albani surprizon Çiljetën në “Ferma VIP”, përlotet fermerja

Mediale Vip

Albani surprizon Çiljetën në “Ferma VIP”, përlotet fermerja

Më: 3 maj 2024 Në ora: 20:53
Çiljeta Xhilaga

Një dron ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e shtëpisë së ‘Ferma VIP’.

Ka qenë Çiljeta e cila është surprizuar nga partneri i saj, Alban Hoxha, gjë që bëri këngëtaren të emocionohej.

Në dron, përbri fotografisë së saj shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Edhe pse nuk kishte një detaj që të kuptohej prej kujt ishte nisur ai dron, këngëtares ia mori mendja pasi në sfond u vendos muzika e preferuar e çiftit. “Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”- u shpreh ajo.

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke i shprehur dashurinë partnerit të saj.

 “Albano ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe. Ik tani.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat