Ditea u zgjodh nga Agai si kryefermere, si e pritën fermerët?

Mediale Vip

Ditea u zgjodh nga Agai si kryefermere, si e pritën fermerët?

Më: 3 maj 2024 Në ora: 22:09
Ditea

Ditea Berisha ishte e zgjedhura e Agait si kryefermere. Moderatorja Fjoralba Ponari u  shpreh spektaklin e kaluar se Ditea ishte më e votuara e javës nga publiku, e për këtë arsye u zgjodh edhe kryefermere.

Fermerët kanë dhënë mendimet e tyre se si e kanë parë Ditean si kryefermere.

Pjesë nga biseda:

Ditea: Mendoj se ka qenë mirë. Kam pasur bashkëpunimin e të gjithëve. Ajo gjëja që ndryshoj kur bëhem kryefermere është se e marrë seriozisht dhe mbase e teproj. Por, nuk e bëj për të keq.

Fjoralba Ponari: Do doje të ishe sërish kryefermere?

Ditea: Jo tani shpejt faleminderit

Renisi: Klipi filloi dramë dhe anoi në “I Feel good”. E ka kryer detyrën me shumë sukses

Valeri: Nuk kisha kundërshti, por kisha sugjerim të shohë disa vajza të tjera

Fjoralba Ponari: Ke një emër?

Valeri: Po, patjetër! Glorian dua  të shoh si kryefermere, jam e sigurt që do bëj gjëra ndryshe, dhe Elsën, Çiljetën. Mbase dhe Baby G do ishte shumë e këndshme

Gloria: Jam shumë e kënaqur me Ditean. Më pyetën nëse do doja të isha kryefermere dhe i thashë  çdo herë e më shumë më ikën nga pak. Përderisa po përsëriten kryefermerët, ju është dhënë nga dy javë. Nëse do më jepet do e respektoj dhe do jap maksimumin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat