Çiljeta e revoltuar: Mund të hante dhe ndonjë pjatë kokës!

Mediale Vip

Çiljeta e revoltuar: Mund të hante dhe ndonjë pjatë kokës!

Më: 3 maj 2024 Në ora: 23:15
Çiljeta dhe Valeri

‘Prime’ i sotëm më ‘Ferma VIP’ ka qenë plot e përplot me debate mes fermerëve.

Një etiketim i Valerit me dialektizëm ndaj Çiljetës ka shkaktuar debate të forta.

Opinionisti Enkel Demi e ka cilësuar si të tepruar një etiketim të tillë, ndërsa Çiljeta e ka kundërshtuar e cila shprehet se nuk është ndjerë e ofenduar por nëse Valeri do të kishte atë qëllim ndaj fermeres ajo nuk do të kursehej aspak, ku mund të rrezikonte ndonjë pjatë kokës.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Valeri nuk e ka thënë me qëllim të më ofendojë mua, sepse ai e di që me karakterin që kam mund të hante dhe noj pjatë kokës. Ai ka ngatërruar mënyrën se si ta thoshte.

Enkel: Mos përdor më sektarizma, kemi gjithë jetën që i vuajmë këto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat