Rrëfimi prekës i Liamit: Kam qëndruar 1 vit e gjysmë në koma!

Mediale Vip

Rrëfimi prekës i Liamit: Kam qëndruar 1 vit e gjysmë në koma!

Më: 3 maj 2024 Në ora: 23:22
Liami

Një tjetër i ftuar në spektaklin e sotëm të ‘Cherry on Top’ ka qenë dhe Liami, ish-konkurrent i formatit ‘BBV3’.

Teksa ka komentuar për pjesëmarrjen e tij në format ai ka rrëfyer dhe një histori prekëse të jetës së tij.

Liami shprehet se disa vite më parë ka bërë aksident dhe për një vit e gjysmë ai ka qëndruar në koma, ku për këtë gjë nuk kanë qenë në dijeni as familjarët e tij madje as në linjën e jetës që ka përshkruar në ‘BBV’ nuk e ka përmendur.

“Në vitin 2014-2016, kam patur një aksident në Gjermani. Duke shkuar për punë futem në autostradë, me një shoqe të punës dhe na mer kamioni përpara dhe unë kam ndejtur një vit e gjysmë në koma.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat