Drake ka një vajzë 11-vjeçare që po ia fsheh botës? Teoria që po çmend rrjetin

Mediale Vip

Drake ka një vajzë 11-vjeçare që po ia fsheh botës? Teoria që po çmend rrjetin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 14:52
Drake

Beteja e vazhdueshme midis Drake dhe Kendrick Lamar nuk duket më afër përfundimit.

Kendrick Lamar shkroi një tjetër këngë diss të titulluar "Meet the Grahams" vetëm disa minuta pasi Drake solli përgjigjen e tij me "Family Matters".

Të premten mbrëma, ndërsa fansat po dëgjonin këngën e Drake, Kendrick solli një kundërpërgjigje. Kënga ka strofa vargje dhe në çdo strofë Kendrick flet drejtpërdrejt për një anëtar të familjes së Drake, duke filluar nga djali i tij, Adonis, pastaj nëna e tij, babai i tij, vajza e tij e supozuar dhe në fund vetë Drake.

Graham, natyrisht, është mbiemri i Drake.

Kënga merr formën e një letre të hapur për djalin e Drake, Adonis, i cili u ekspozua në mënyrë të para botës në diss-in Pusha T, "The Story of Adidon". Kendrick i thotë të voglit se babai i tij ka një ndikim të keq dhe se Drake ka shpenzuar shumë kohë për muzikën e tij dhe jo për të qenë një prind i mirë. 

Anëtari më tronditës i familjes së Drake për të cilin flet Kendrick është një vajzë që dyshohet se fsheh megaylli nga Toronto. Formulimi i Kendrick sugjeron se vajza është të paktën 11-vjeç.

"E dashur vogëlushe, më vjen keq që babai yt nuk është aktiv në botën tënde
Ai nuk angazhohet për shumë, por muzika e tij, po, kjo është e sigurt
Ai një narcisist, mizogjen, që jeton brenda këngëve të tij."-thotë ai mes të tjerash.

Por Drake reagoi direkt në lidhje me pretendimet e Kendrick dhe në IG tha se ai nuk e ka idenë se për çfarë po flet reperi.

"Prisni, a mund ta gjejë dikush vajzën time të fshehur, ju lutem dhe ta dërgojë tek unë... këta djema po rrënohen," shkroi ai, duke shtuar emoji duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat