Besa Kokëdhima, gati për skenën e Eurovisionit

Mediale Vip

Besa Kokëdhima, gati për skenën e Eurovisionit

Më: 4 maj 2024 Në ora: 17:28
Besa Kokëdhima

Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2024, Besa Kokëdhima është gati për të pushtuar skenën e këtij festivali.

Ajo ka ndarë një video nga prapaskenat e përgatitjeve dhe provave, derisa shihej puna kolosale që po zhvillohet nga artistja dhe grupi i saj i punës.

Besa do të garojë me këngën “Titan”, teksa festivali organizohet në Malmo të Suedisë.

Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit mbahet të martën më 7 maj dhe e dyta, të enjten me 9 maj përpara finales së madhe të së shtunës së 11 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat