“Egla dhe Heidi më të fortat”/ A i mendon Juli Erjolën dhe Rozën si finaliste?

Mediale Vip

“Egla dhe Heidi më të fortat”/ A i mendon Juli Erjolën dhe Rozën si finaliste?

Më: 4 maj 2024 Në ora: 22:24
Juli

Deklarata e Julit se kundërshtaret më të forta që sipas tij meritojnë finalen janë Egla dhe Heidi, krijuan përplasje mes tij dhe Rozës dhe Erjolës.

Sot, ai e ka sqaruar, teksa tha se Erjolën dhe Rozën nuk i konsideron kundërshtare si Eglën dhe Heidin, por mendon se ato e meritojnë finalen.

“E kam thënë gjithmonë që Roza është lojtare e fortë dhe e meriton finalen. Çdo njëri nga ne këtu e meriton finalen. Për Erjolën kam folur gjerë e gjatë.

Nga ana tjetër, ajo që kam thënë për Eglën dhe Heidin është që, nga kundërshtarët e mi, këto të dyja nuk i kam parë si kundërshtare,  më të arsyeshmit, më cilësorët në debat janë Egla dhe Heidi“-u shpreh Juli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat