Kur do e shohim babain e Heidit në BBV3? Flet daja i banores: I vetmi problem është se…

Mediale Vip

Kur do e shohim babain e Heidit në BBV3? Flet daja i banores: I vetmi problem është se…

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:05
Heidi

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” daja i Heidi Bacit, i cili ka komentuar rrugëtimin e mbesës së tij në reality show.

Ai u shpreh se banorja është njësoj si në shtëpinë e saj, si në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas dajës së Heidit, i vetmi problem i saj është gjuha, pasi duhet që mendimet në italisht t’i përkthejë në shqip.

Ndërsa i pyetur në lidhje me romancën e saj me Romeo Veshajn, ai tha që ‘mjafton të ketë dashuri’.

Pjesë nga biseda:

Enxhi Nasufi: Si ndiheni që do keni një dhëndër nga Vlora?

Daja i Heidit: Pse është ky paragjykim? Mjafton të ketë dashuri.

Enxhi: Babain e Heidit do e shohim?

Daja i Heidit: Po mendohet. Nuk është njeri i televizionit, e vetmja herë që ka ndërhy është për ta ndihmuar.

Enxhi: Mendon që Heidi kësaj radhe ka bërë një rrugëtim më të bukur duke e krahasuar me Grande Fratello?

Daja e Heidit: Nuk jemi dakord me lojën, më shumë rrugëtim. I vetmi problem është gjuha, duhet t’a përkthejë mendjen nga italishtja në shqip. Po të ishte në italisht nuk do kishte asnjë keqkuptim. Si në shtëpi, si atje në Grande Fratello, si në BBV, Heidi është vetvetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat