Pse Princ Harry nuk do ta takojë Mbretin Charles gjatë vizitës në MB?

Mediale Vip

Pse Princ Harry nuk do ta takojë Mbretin Charles gjatë vizitës në MB?

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:02
Princi Harry/ Mbreti Charles

Duka i Sussex nuk do të takohet me babanë e tij gjatë vizitës së planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë, konfirmoi përfaqësuesi i Harryt për E!News.

‘Për të gjithë ata që kanë pyetur dhe spekuluar nëse Duka do të takohet apo jo me babanë e tij gjatë qëndrimit në MB këtë javë, për fat të keq nuk do të jetë e mundur për shkak të Madhërisë së Tij.’

Përfaqësuesi vuri në dukje se Harry, i cili u takua në MB më 7 maj për 10-vjetorin e Lojërave Invictus, i kupton angazhimet e të atit dhe prioritetet e tjera të ndryshme, dhe shtoi se ai shpreson ta shohë së shpejti.

Por Charles nuk është i vetmi anëtar i familjes së Harry-t, me të cilin nuk do të kalojë kohë gjatë qëndrimit në Londër. As Meghan Markle nuk do të jetë krah tij. Dukesha e Sussex-it do të qëndrojë në Kaliforni për t’u ribashkuar më pas me Princ Harryn, për një udhëtim në Nigeri këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat