U përfol për lidhje me Romeon/ Motra e Erjolës zbulon të vërtetën

Mediale Vip

U përfol për lidhje me Romeon/ Motra e Erjolës zbulon të vërtetën

Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:23
Erjola Doçi

Përgjatë javës së fundit, të gjithë banorët e shtëpisë kanë ngritur aludime lidhur me Romeon dhe Erjolën, teksa pretendojnë se mes tyre ka një pëlqim.

E si të mos mjaftonte kjo, Graciano në spektaklin e shkuar bëri rrëmujë me deklaratën e tij teksa shprehu se Romeo i ka shkruajtur dhe kërkuar Erjolës për lidhje gjatë momentit që kanë qenë jashtë shtëpisë.

E ndërsa sot për “Shqipëria Live” ka folur motra e Erjolës lidhur me deklaratën e bujshme të bërë në shtëpi.

Ajo shprehet se ata janë rastisur në ambientet e Top-it dhe thjesht janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas shton se këtë veprim të bërë prej Gracianos nuk do ia bënte ndonjë shoqeje të saj, “ça të keqe ka se janë të dy beqarë”- shton ajo.

“Jo jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë. Tani ata në Top Channel mund të jenë takuar. Jo, janë rastisur në ambjentet e Topit thjeshtë mirëmëngjes, mirëmbrëma… Unë nuk do ja bëja një gjë të tillë një shoqeje, ca të keqe ka se janë të dy beqarë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat