Rasti i mashtrimit tatimor të Shakirës, Prokurorët pushojnë hetimin e dytë

Mediale Vip

Rasti i mashtrimit tatimor të Shakirës, Prokurorët pushojnë hetimin e dytë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 18:26
Shakira

Prokurorët spanjollë kanë vendosur të lënë në pauzë çështjen e dytë të evazionit fiskal të yllit të popit Shakira, duke argumentuar se ka prova të pamjaftueshme. Vihet re se këngëtarja kolumbiane po hetohet edhe një herë për shmangien e 6.7 milionë eurove në tatimin mbi të ardhurat e vitit 2018 përmes një kompanie offshore.

Mësohet se Shakira ka mohuar çdo akuzë. Në korrik 2023, prokurorët hapën një çështje të dytë kundër saj, por tani thonë se ka “prova të pamjaftueshme” për një shkelje të mundshme tatimore, shkruajnë mediat e huaja.

Në këtë pikë i takon hetuesit të vendosë nëse do të vazhdojë hetimi dhe mundësisht të rekomandojë që çështja të shkojë në gjyq ose të mbyllet. Nëntorin e kaluar në një rast tjetër, Shakira arriti marrëveshje me prokurorët për të paguar 14.5 milionë euro taksa për vitet 2012-2014.

Pas divorcit me futbollistin Gerard Pique në vitin 2022, pas dhjetë vitesh lidhje, ylli u transferua në Miami ku jeton me dy fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat