Ethet e eliminimit/ Ditea: Nesër është nominim i fortë shumë!

Mediale Vip

Ethet e eliminimit/ Ditea: Nesër është nominim i fortë shumë!

Më: 9 maj 2024 Në ora: 18:58
Baby G dhe Ditea

Në nominim për këtë javë janë 4 fermerë, Xhesika, Flori, Ditea dhe Albano. Në anën tjetër qëndron dhe Valeri i cili është dërguar në ishull dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë për rikthimin e tij në fermë.

Lidhur me nominimin e spektaklit të nesërm, Baby G dhe Ditea kanë zhvilluar një bisedë në ambientet e jashtme të shtëpisë, teksa shprehen se nominimi i kësaj rradhe është vërtetë i fortë.

Vajzat aluduan se mbase në spektaklin e rradhës mund të mos ketë eliminime, por shtuan se largimet nuk mund të evitohen.

Pjesë nga biseda:

Ditea: E fortë është nesër shumë.

Baby G: A mendon se nesër do dalë apo Agai do bëjë diçka?

Ditea: Një shpresë më thotë do bëhet diçka, nga ana tjetër, s’e di.

Baby G: Nuk kemi edhe shumë kohë tani.

Ditea: Po pra, ndaj po them.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat