Si arriti të humbiste 36 kg? Khloe Kardashian tregon sekretin

Mediale Vip

Si arriti të humbiste 36 kg? Khloe Kardashian tregon sekretin

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:38
Khloé Kardashian

Khloé Kardashian zbulon se si humbi 36 kilogramë pasi solli në jetë vajzën e saj True në 2018. Ylli i “Kardashians” shpjegon se ndryshimet në stilin e jetesës e bënë më të lehtë humbjen e kilogramëve.

“Unë hoqa të gjitha pijet e gazuara. Pak nga pak fillova ti hiqja disa gjëra,” tha ajo gjatë një paraqitjeje në episodin e së martës në podcastin “She MD”.

Sipas Daily Mail, Kardashian tani peshon vetëm 55 kilogramë. Kardashian pranoi se dieta dhe humbja e peshës nuk ishin kurrë të lehta për të, pasi ajo ka qenë mbipeshë gjatë jetës së saj.

Bashkëthemeluesja e “Good American” gjithashtu e gjeti veten në palestër pesë ditë në javë duke bërë intervale kardio me ngritjen e peshave.

“Tani që jam mirë për sa i përket trupit, që më pëlqen, ha çfarë të dua. Por për shkak se truri im është kaq i stërvitur, unë nuk dëshiroj më të haj as gjysmën e mbeturinave që haja më parë”, shpjegoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat