Besa Kokëdhima elektrizon skenën e 'Eurovision' me performancën fantastike

Mediale Vip

Besa Kokëdhima elektrizon skenën e 'Eurovision' me performancën fantastike

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:18
Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima u ngjit e dyta në skenën e "Eurovision" në gjysmëfinalen e dytë dhe na bëri krenarë.

Artistja dhuroi një performancë të mrekullueshme plot me energji dhe adrenalinë, duke elektrizuar publikun me këngën “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze.

“Eurovision” këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 11 maj.

Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat