Adelina Tahiri uron përzemërsisht Gordana Siljanovskan për zgjedhjen presidente e Maqedonisë së Veriut

Mediale Vip

Adelina Tahiri uron përzemërsisht Gordana Siljanovskan për zgjedhjen presidente e Maqedonisë së Veriut

Më: 9 maj 2024 Në ora: 23:23
Adelina Tahiri dhe Gordana Siljanovska

Adelina Tahiri, këngëtarja shqiptare e njohur, ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur urimet e saj për fituesen e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila vjen nga radhët e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE.

Urime, urime, urime”. ka shkruar Adelina në postimin e saj në gjuhën shqipe, duke nënvizuar kështu një moment të rëndësishëm për vendin fqinj.

Fotografia e postuar nga këngëtarja shfaq të dy gratë duke buzëqeshur dhe të gëzueshme, gjatë pozimit së bashku në një forum të gruas që u mbajt ditët e fundit.

Image
Adelina Tahiri dhe Gordana Siljanovska

Ky veprim ka rënë në sy të shumë ndjekësve dhe ka ngjallur vëmendje për marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në kontekstin e ri politik që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Adelina Tahiri, e cila gjithashtu është një figurë publike e ndjekur nga fansat për angazhimet e saj muzikore dhe atë sociale, sjell në vëmendje përkushtimin ndaj dialogut ndërkombëtar dhe harmonisë përmes muzikës dhe artit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat