Fisnik Syla flet për herë të parë si qendron e vërteta për marrëdhënien me Fjolla Morinën

Mediale Vip

Fisnik Syla flet për herë të parë si qendron e vërteta për marrëdhënien me Fjolla Morinën

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:36
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Prej disa kohësh në mediat rozë, po flitet për një rikthim të këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla. Gjithçka nisi pasi ky i fundit postoi në rrjetet sociale, një video ku shfaqen të dy.

Syla tregoi të gjithë të vërtetën e videos, duke zbuluar se nuk janë ribashkuar, por këngëtarja ndihet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ai ka vendosur ta ndihmojë.

Megjithatë, Fisniku e la të hapur mundësinë e një ribashkimi duke thënë se jetës asnjëherë nuk i dihet, edhe pse në këto momente nuk ka më ndjenja për këngëtaren.

“Unë të them të drejtën nuk kam shumë qejf të prekë anën private,por jam shumë transperent me ju.

Më ka marrë në telefon një familjar i saj dhe më tha që ajo vuan për ty ende dhe unë me thënë të drejtën e postova për qejf atë videon. Ne jemi ndarë dhe gjërat kështu kanë shkuar.

Video që kam postuar ka qenë më e vjetër. Ajo është në gjendje shumë të keqe sepse e vuan akoma ndarjen dhe nuk dua ta shoh të vuaj, një person që e kam dashur. Nëse ajo kërkon më tepër, unë do të shkojë dhe ta vizitojë pasi tani jam në Tiranë dhe njerëz jemi.

Bisedova me personin në fjalë dhe më tha që pas videosh është ndjerë më mirë. Jetës nuk i dihet për ribashkim. Po një gotë që thyhet nuk ngjitet më dhe unë nuk ndjej më.

Unë nuk kam pasur asnjëherë probleme me drejtësinë, të gjitha i ka pasur ajo. Unë i kam thënë gjithmonë që çfarë do lloj gjëje të ketë nevojë ai person unë do e ndihmoj, sidomos me shëndetin. Njeriu pas ndarjes kur është i nxehtë flet, por kur kalon e kupton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat