Justin dhe Hailey po presin binjakë? Ja çfarë thotë nëna e tij

Mediale Vip

Justin dhe Hailey po presin binjakë? Ja çfarë thotë nëna e tij

Më: 10 maj 2024 Në ora: 17:06
Justin dhe Hailey

Mamasë së Justin Bieber-it iu desh të sqaronte se sa fëmijë po presin djali dhe nusja e saj, pas thashethemeve se ata mund të prisnin binjakë.

Pasi babai i Hailey, Stephen Baldwin, ripostoi fotosesionet e çiftit të enjten, Pattie Mallette u përgjigj: “Urime gjysh! Do kemi nipërit e mbesat më të bukur”

Shumësi krijoi një furi mes Belieberëve, duke e shtyrë Mallette të sqarojë se Hailey është shtatzënë me vetëm një bebe.

“Jo jo binjakë lol do doja”, ka shkruar ajo në postim. “Dua të them në përgjithësi. Shpresojmë se ata do të kenë më shumë se një fëmijë. Ata do të bëjnë bebe të bukura gjithmonë. Për momentin mjafton një.”

Justin dhe Hailey njoftuan më 9 maj se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.  Burimet i thanë TMZ se Hailey është tashmë në tremujorin e saj të tretë, që do të thotë se fëmija mund të jetë këtu deri në fund të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat