Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Mediale Vip

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:27
Hailey dhe Justin

Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, tregoi se është tejet e emocionuar që do të bëhet gjyshe.

Ajo postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, vetëm pas disa ore, pasi djali i saj dhe gruaja e tij, Hailey Bieber, njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Mezi e kam pritur këtë ditë dhe tani që ata e kanë ndarë lajmin, më në fund mund ta festoj me ju, o Zot, unë do të bëhem gjyshe”, tha Pattie.

Më tutje ajo u shpreh: “Justin dhe Hailey, ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë jam shumë e emocionuar. Oh Zot”.

Ajo gjithashtu ka uruar çiftin në mbishkrim, duke u thënë fansave të saj se “zemra e saj është kaq e mbushur”.

“Çfarë aventure e re emocionuese, ju dua shumë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat