Kendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

Mediale Vip

Kendall Jenner zbulon se vuan nga kjo sindromë, e cila nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

Më: 11 maj 2024 Në ora: 00:28
Kendall Jenner

Ajo është një nga modelet më paguara në botë, po shkëlqen me kompaninë e saj të pijes alkoolike, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner. Por, duket se Kendall nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha arritjet dhe vlerësimet që ka marrë nga ana profesionale

Në një intervistë për Vogue, ajo u shpreh se vuan nga sindroma imposter apo e thënë ndryshe, “sindroma e mashtruesit”.

“Unë e kam këtë sindromë, por pse po më ndodh mua? Çfarë bëra për ta merituar?” u shpreh ajo.

Kendall Jenner ka qenë gjithnjë e hapur për problemet e saj me shëndetin mendor, gjë që e ka ndihmuar atë të “vlerësojë” më shumë jetën.

“Mendoj se jam një nga vajzat më me fat në botë dhe i vlerësoj të gjithë ata që kanë vendosur të më ndjekin. Në karrierën time ndihem vërtet e plotësuar, por së fundmi kam kaluar dy muaj të vështirë,” shpjegoi ajo.

“Unë nuk kam qenë vetvetja dhe miqtë e mi e shohin këtë. Jam më e trishtuar se zakonisht. Jam shumë më e shqetësuar se zakonisht. Kështu që nuk do të ulem këtu dhe të sillem sikur gjithçka është perfekte. Kjo është jeta,” përfundon Jenner.

Ç’është sindroma imposter?

“Imposter syndrome”, e njohur si “mashtrim i perceptuar”, përfshin dyshimin për veten dhe aftësitë personale, pavarësisht arsimimit, përvojës, talentit dhe arritjeve.

Me fjalë të tjera, këta njerëz e kanë të vështirë të besojnë te vetja, nuk mendojnë se janë mjaftueshëm të mirë; dyshojnë te inteligjenca, arritjet apo talenti i tyre.

Nga njëra anë, kjo sindromë mund të ndihmojë për të dhënë gjithmonë maksimumin, për t’u vetëpërmirësuar dhe për të vendosur të tjera standarde gjithnjë e më të larta. Por nga ana tjetër, mund të ndikojë negativisht te mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor.

Sindroma imposter dallohet nga këto tre shenja:

▪ Besimi që të tjerët kanë një pikëpamje të ekzagjeruar dhe jorealiste mbi aftësitë e tua
▪ Frika se të tjerët do të të zbulojnë dhe të ekspozojnë mashtrimin tuaj
▪ Suksesin e lidhni me faktorët e jashtëm (si fati) dhe jo besimin te vetja dhe aftësitë personale

Nga kjo sindromë vuan edhe Dua Lipa. Ajo e ka treguar në podkastin e saj “At your service” në iHeartRadio dhe tha se sindroma e ndihmon që të japë gjithmonë më të mirën nga vetja, citon Anabel.

Shumë herë frymëzohem kaq shumë nga artistët që dyshojnë te vetja ose janë në një fazë të errët. Mendoj: ‘Oh Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?” – tha ajo.

“Kështu mendoj ndonjëherë; ndonjëherë sindroma imposter mund të nxjerrë më të mirën time. Sidomos kur shkruaj,” shtoi Dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat