Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit

Mediale Vip

Holanda përjashtohet nga finalja e Eurovisionit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:15
Artisti holandez Joost Klein

Artisti holandez Joost Klein është përjashtuar nga finalja e Eurovisionit që mbahet sot.

Klein pati një incident në prapaskenë pas performancës në gjysmëfinale të enjten. Një anëtare e grupit të produksionit pretendoi se këngëtari holandez tentoi ta frikësonte. Policia suedeze më pas nisi hetimet, shkruan BBC. 

Në një deklaratë, organizatorët e Eurovisionit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme që Kleini të vazhdonte në garë” derisa të zhvillohet procesi ligjor.

“Klein ka thyer rregullat e garës”, thuhet tutje në reagimin e Eurovisionit.

Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar garën e këngës me “Europapa”.

“Europapa” i kushtohet babait të Kleinit të cilën e humbi kur ishte 12-vjeçar. Tani 26-vjeç, këngëtari i kishte premtuar babait se një ditë do të arrinte në skenën e Eurovizionit.

Me largimin e Holandës, në finale do të garojnë 25 këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat