Rezart Veleshnja ironizon Ermal Mamqin pas situatës me BBV

Mediale Vip

Rezart Veleshnja ironizon Ermal Mamqin pas situatës me BBV

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:27
Ermal Mamaqi/ Rezart Veleshnja

Një mesazh i dërguar në "Big Love" rubrikën me messzhe anonime nga ndjekësit e "Big Brother VIP" për banorët ka bërë një lëmsh të vërtetë.

Si nisi?

Në emrin e Ermal Mamaqit mbërriti një mesazh mbështetës për Heidin, i cili ironizonte Julin.

"Heidi o super girl nga Durrësi, ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë. Duhet të na vish në ndonjë “shoë comedy” sepse e ke dhunti natyrale. Romeo pate fat o dreq, jam me Heidin”, kishte shkruar Ermali.

Si reagoi Juli?

Epo, Juli nuk e priti aspak mirë. Teksa po fliste me banorët e tjerë, Juli tha se Ermalit i ka mbetur hatri me një humor të tij që është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

“Unë kam bërë një humor publik, i cili u bë shumë viral në “Instagram-in tim, që nuk kishte lidhje direkte me Ermalin por me të gjithë atë grupin që filloi duke bërë mentorin etj, etj. Bëra një humor, në gjithë botën bëhet humor me çdo gjë, është bërë me Papën humor. E asnjë nuk e ka marrë për keq. Ky zotëria e mori për ters dhe më shkroi ‘nuk e prisja prej teje…’. edhe unë i thashë, e ke në terezi ti vëlla, vazhdo’”, tha Juli.

Aktori u shpreh më pas se me Gentian Zelenajn është sjellë shumë keq dhe nuk kanë komunikim fare.

Reagimi Ermalit

Mirëpo, Ermali doli me një deklaratë duke mohuar se e kishte dërguar ai atë mesazh. Aktori tha se televizioni është një mashtrim i madh, duke hedhur dyshime se mbase ka qenë vetë produksioni që e ka shkruar atë mesazh, por edhe nëse nuk ka qenë kështu, Ermali tha se kjo gjë mund të konfirmohej vetëm me një telefonatë ndaj tij.

‘Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O zoti i madh! Nuk është e vërtete! Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidmos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion po çfarë bëhet kështu. Ma ke numrin o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti. E dyta: kishte gjëra të vërteta te ai mesazh sepse siç e dini unë e mbështes Heidin. Por po ju them që është një pjesë te ai mesazhi që unë nuk e mendoj, që “Heidi bën për të qeshur më shumë se disa nga kolegët humoristë.” Edhe sikur ta mendoj, nuk do ta thosha e sidomos tani që janë në garë e që kanë 4 muaj aty brenda e janë lodhur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat