Nga Grande Fratello te lidhja me Romeon dhe mendimi i të atit, rrëfehet nëna e Heidi Bacit

Mediale Vip

Nga Grande Fratello te lidhja me Romeon dhe mendimi i të atit, rrëfehet nëna e Heidi Bacit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:39
Nena e Heidi Bacit

Nëna e Heidit, Lajla, ishte dje e ftuar në “Cherry on Top” ku foli për lojën e të bijës në BBV, e jo vetëm.

Ajo deklaroi se Heidin e shikon fituese të këtij edicioni për shkak të karakterit të veçantë që ajo ka.

“Heidi e mori vendimin, meqë atje iu ndërpre padrejtësisht, nuk ishte vetvetja dhe kishte një farë presioni, Heidi e mori vendimin vetë. Kur kishte vendosur të hynte në Big Brother VIP, na e komunikoi, mbetëm, nuk ishte e pritshme, por respektuam vendimin e Heidit, sepse ne nuk kemi droje kudo që të shkojë, sepse ne njohim Heidin. Jemi munduar mos të jemi në asnjë portal, të mos dalim në asnjë portal, ishte traumatike, por me kalimin e kohës e mori veten, pasi pati një impakt të mirë nga publiku italian, pati mbështetje nga publiku Italian.

I kemi thënë të jesh vetvetja, gjë që ajo e ka bërë, di të tregojë kulturën dhe edukatën që ka, nuk e kishim problem si do të sillej sepse Heidi di të sillet. Kur ka hyrë, Heidi nuk ka hyrë kurrë me idenë për të krijuar një histori dashurie, doli nga një Big Brother tjetër në traumë, por dashuria është e bukur sepse ndodh, Heidi e re është, beqare është. Unë Heidin e mendoj fituese, pa modesti. Prime pas prime ne kemi qenë të shqetësuar sepse Heidi ka qenë goxha e sulmuar si brenda shtëpisë, nganjëherë edhe nga studio.”

Lalja u shpreh se i ka shmangur daljet televizive dhe se kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e lehtë as për familjen e Heidit. Ajo tha se edhe takimi i babait të saj është keqkuptuar, pasi ai në asnjë moment nuk ka ndikuar në vendimet e Heidit.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë, por e kemi respektuar vendimin e Heidit. Meqë atje iu ndërpre padrejtësisht eksperienca, kishte një farë presioni. Genti nuk mori vendimin për Heidin, thjesht ndërhyri për atë që nuk na pëlqeu. Kur kishte vendosur të hynte në BBV, nuk ishte e prisnim. Ne jemi munduar të mos jemi në asnjë portal, për Heidin pati impakt të mirë nga publiku Italian, kishte mbështetja. Ajo dalja jonë publike nuk është se e ndihmon Heidin. Kjo është hera e parë për mua sepse nuk na pëlqen dalja në çdo lloj programi”-tregoi ajo.

Lajlja tregoi edhe se çfarë mendojnë për historinë romantike të Heidit brenda BBV3.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë.

Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”-tha nëna e Heidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat