U zgjodh nga Agai si kryefermere, Gloria: Kush nuk më bindet, e ka personale me mua!

Mediale Vip

U zgjodh nga Agai si kryefermere, Gloria: Kush nuk më bindet, e ka personale me mua!

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:12
Gloria

Spektaklin e kaluar, Gloria u zgjodh kryefermere nga Agai. Ajo zgjodhi si shoqëruesen e saj tek “Njëshi” Xhesikën.

Ditën e sotme, kryefermerja ka ndarë dhe punët në fermë.

Gloria ka thënë se nëse fermerët nuk i bindet, do ta marrë personale, kjo pasi ajo thotë që ka bërë gjithmonë detyrat e saja të caktuara nga kryefermerë të tjerë.

“Unë ju mbledh të gjithëve për t’iu thënë që paradite është ky, pasdite është ky dhe mua deri në katër të mëngjesit ma kanë ndryshuar minimalisht deri në katër persona. Tani unë nuk mund të çohem t’i them Diteas, e cila është në gjumë se ka pasur turnin e pasdites edhe ti them ma ndrysho pak këtë mua ti. Jo unë nuk e bëj dot, jam kryefermere, por se bëj dot se i bije sikur i bije më qaf. Unë detyrat i kam ndarë dhe mbaj përgjegjësi. Të gjithë e dinë që unë kam katër javë rresht që mezi prisja të bëhesha kryefermere, pikërisht për këtë arsye. Pse? Sepse kam dhënë maksimumin për të parë sesi do sillen. Kush nuk çohet të bëj punët unë i bije t’a marrë personale. Në moment që ndahet detyrat duhet të funksionojë”, thotë Gloria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat