Xhensila Myrtezaj dedikim emocionues për të birin në 6-mujorin e lindjes: Më transformove si asnjëherë më parë

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj dedikim emocionues për të birin në 6-mujorin e lindjes: Më transformove si asnjëherë më parë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:40
Xhensila Myrtezaj

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj, pasi djali i saj Amen bën 6 muaj.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, këngëtarja ka ndarë një moment special me të birin.

“6 muaj jetë me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen. Shpëtimtari im”, shkruan Xhensila teksa ka ndarë edhe një video.

Amen ishte pikërisht ai që bëri ndjekësit të dyshojnë dhe të hedhin spekulime për ndarjen e Besit dhe Xhensilës, pasi ndarja e tyre u bë publike vetëm 2 muaj pas ardhjes së tij në jetë.

Sot çifti janë ndarë dhe ka qenë Besi ai që e ka konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat