Renis Gjoka feston ditëlindjen në Ferma VIP, surprizohet nga fermerët

Mediale Vip

Renis Gjoka feston ditëlindjen në Ferma VIP, surprizohet nga fermerët

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:30
Fermerët

Renis Gjoka, këngëtari mjaft i njohur si dhe fermeri i “Ferma VIP” është surprizuar me rastin e ditëlindjes së tij.

Pikërisht në mesnatë, fermerët kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë brenda fermës. Renisi ka qenë në Plevicë, ndërsa ata i kanë përgatitur festën.

Buçko dhe Baby G kanë përgatitur pizza, fermerët kanë ndezur qirinjtë e tortës si dhe me këngën e ditëlindjes kanë uruar Renisin.

Përqafime dhe momente të bukurua u dhuruan në fermë.

Renis Gjoka ka lindur më 12 maj 1987. Këngëtari ka bërë 37 vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat