“Nuses tënde ti si do i justifikohesh? Turp të kesh” - Romeo shpërthen keq ndaj Gracianos: Je i pështirë!

Mediale Vip

“Nuses tënde ti si do i justifikohesh? Turp të kesh” - Romeo shpërthen keq ndaj Gracianos: Je i pështirë!

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:31
Argjira, Romeo Veshaj dhe Graciano Tagani

Aktori Romeo Veshaj dhe Graciano Tagani pas përfundimit të primet janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin, ku shkak është bërë eleminimi i Erjola Doçi nga “BBV”.

Me tone të larta Romeo ka shpërthyer keq ndaj balerinit, sepse sipas të cilit moderatorja u largua nga shtëpia për shkak të deklaratës së këtij të fundit, i cili disa ditë më parë tha se aktori i ka shkruar ish-banores.

Ndonëse një gjë e tillë u hodh poshtë nga dyshja, miqësia e Erjolës dhe Gracianos u kris dhe debatet në shtëpi vazhduan gjatë gjithë javës, derisa mbrëmjen e djeshme banorja doli nga shtëpia pas një televotimi të shkurtër.

“Nuses tënde ti si do i justifikohesh? Grupit tënd shoqëror si do i justifikohesh?” e pyeti Romeo balerinin, i cili sipas tij përdori miqësinë për lojë.

“Jam shumë i lumtur sot” – u shpreh Graciano duke treguar se deklarata e tij u vërtetua se ishte e vërtetë me daljen e Erjolës nga shtëpia.

Debati:

Graciano: Më more në qafë

Romeo: Të mora unë në qafë? Ti bëre statujën more, si s’të vjen turp nga vetja!

Graciano: Unë e hoqa për 4 ditë

Romeo: Ti shite shoqen tënde për këtë lojë. Bëre statujën kur ajo doli

Graciano: Ti je mashtruesi dhe ai që shet veten për këtë lojë. Ti je ai që je fallco bashkë me gruan tënde.  Ti e nxorre atë (Erjolën), që po të mbrojtur ty dhe që mos të të nxjerrë ty keq ajo doli

Romeo: Ti je vemie

Graciano: O aktor, ti je viktimë

Romeo: Do dalësh

Graciano: Ti nuk ke karakter

Romeo: Unë nuk kam karakter? Nxori shoqen dhe është krenarë. Ti je i pështirë. Uaaaa!

Graciano: Unë jam nga ata çunat që ta plas ty ballit me argumenta.

Romeo: Jashtë nuk ma kishe thënë këtë

Graciano: Kam 4 ditë që të duroj ty, kërcitjen e dhëmbëve të tu. Kujt do ti jap unë llogari jashtë?

Romeo: Nuses tënde ti si do i justifikohesh. Grupit tënd shoqëror si do i justifikohesh

Graciano: Jam shumë i lumtur sot

Romeo: Të ka dalë shoqja ty, o i pafytyrë. Je një grua e ligë. Tup të të vijë

Graciano: Nuk justifikohem po thashë u vërtetua gjëja ime

Romeo: U vërtetua gjëja jote?

Graciano: Po pra

Romeo: Prandaj mendon se doli. Ti nxore shoqen tënde jashtë. U vërtetua sipas teje

Graciano: Kush je ti

Romeo: U vërtetua? Më kthe përgjigje

Graciano: Për mua po

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat