“Famë more, dashurinë e gjete, tani duhet të ikësh” - Graciano nuk i kursehet Heidit

Mediale Vip

“Famë more, dashurinë e gjete, tani duhet të ikësh” - Graciano nuk i kursehet Heidit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:04
Graciano

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip ka qenë e përfshirë në shumë debate. Graciano Tagani, një prej banorëve të shtëpisë së BBV3 ka debatuar mbrëmjen e djeshme me tone të larta dhe me nervozizëm me një pjesë të pjestarëve të mbetur.

Një prej banoreve, Heidi Baci, e cila është në një lidhje brenda shtëpisë me rivalin e Gracianos, Romeo Veshajn u përfshi në debat me Gracianon. Heidi duke biseduar ka thënë në diskutim e sipër që nuk e ka shumë problem finale edhe nëse shkon apo jo.

Graciano i është drejtuar banores me tone të larta duke i thënë se nëse ajo nuk dëshiron të rrijë në shtëpi të dalë dhe të luftojnë ata të cilët e duan vërtetë finalen. Sipas Gracianos ajo ka marrë dashurinë, famën brenda shtëpisë kështu që tani të dali t’a shohi të dashurin nga ekrani. Fjalëve të Gracianos, Heidi i është përgjigjur me puthje nga larg dhe me të qeshura. Banorja nuk u shqetësua nga ajo çfarë po i thoshte banori thjesht e dëgjoi dhe qeshi.

Graciano: “Ec, boll më Heidi Baci, dashurinë e ke gjetur, ke marrë famë je lart shumë, kështu që tani është momenti ec.  Ec edhe shikoje Romeon nga shtëpia, mos qesh nga sikleti.”

Heidi: “ Për Zotin e madh më vjen për të qeshur.”

Graciano: “Lali jot bam bam bam, t’i nxjerr gjërat. S’ka më Heidi Baci, nuk të lë të jetosh më kështu “hahah” dhe “hihihi” boll më”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat