Hugh Jackman dhe Jodie Comer risjellin historinë klasike të Robin Hood?

Mediale Vip

Hugh Jackman dhe Jodie Comer risjellin historinë klasike të Robin Hood?

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:01
Hugh Jackman dhe Jodie Comer

Hollywood-it dhe aktorja fituese e çmimit “Emmy” do të bashkohen në një ritregim më të errët të historisë klasike të Robin Hood.

Me skenar dhe regji nga Michael Sarnoski, produksioni i ri ndjek protagonistin teksa ai lufton me të kaluarën e tij kriminale. Një Robin Hood i vetmuar, i lënduar dhe i plagosur rëndë, i cili lufton me pasojat e veprimeve të tij dhe takon një grua misterioze që i ofron një shans të dytë.

Në një deklaratë të bërë nga Michael Sarnoski duke folur për filmin e tij të ri, ai thotë: “Ishte një mundësi e pabesueshme për të rikrijuar historinë që të gjithë e dimë për Robin Hood.”

Ai më pas shtoi: “Nuk mund të isha më i emocionuar dhe t’i besoja Hugh dhe Jodit për ta sjellë këtë histori në jetë në një mënyrë të fuqishme dhe kuptimplote.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat