Adelina Berisha publikon këngën e re “Beso”

Mediale Vip

Adelina Berisha publikon këngën e re “Beso”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 19:27
Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Beso” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja vjen me një paraqitje të veçantë në klip, siç edhe shquhet gjithnjë për dukjen elegante.

Melodia e këngës është bërë nga vetë Berisha me miksim dhe masterizim nga Alfred Sulo.

Për videon ndërkohë u përkujdes Reci Films.

Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Adelina vazhdon të pëlqehet ndonëse i ka qëndruar besnike stilit të saj që nga fillimi i karrierës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat