Arbana Osmani në ekranet e Kosovës? Raportohet se ka nisur përgatitjet për "Big Brother VIP"

Mediale Vip

Arbana Osmani në ekranet e Kosovës? Raportohet se ka nisur përgatitjet për "Big Brother VIP"

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:31
Arbana Osmani

Prej muajsh dëgjojmë se Arbana Osmani do moderojë "Big Brother VIP Kosova". Formati u prezantua për dy sezone nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Mirëpo, pas largimit të Arbanës nga "Big Brother VIP Albania" ka pasur aludime se asaj i është bërë një ofertë nga Klan Kosova për të qenë pjesë e formatit atje. Madje, u tha se opinionist do jetë Luiz Ejlli.

Çfarë ka thënë Arbana mbi këto raportime?

Ajo u pyet për teorinë konspirative që qrkullon në rrjet pak javë më parë teksa ishte e ftuar në "Zë me Mirën". Por, refuzoi të përgjigjet, duke thënë vetëm:

“Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.”

Çfarë ka të re?

Ditën e sotme "VIP Magazine" e bën fakt të kryer se Arbana ka marrë në dorë "Big Brother VIP Kosova". Po e njëjta media raporton se moderatorja ka nisur tanimë përgatitjet.

Paralelisht me këtë sfidë të re, Arbana ka njoftuar se po punon edhe në botën e biznesit në Prishtinë, duke zgjeruar biznesin e saj të ri.

Deri tani nuk ka ende asgjë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat